Chelsea dhe Evertoni ndajnë pikët në “Stamford Bridge”

Chelsea dhe Evertoni ndajnë pikët në “Stamford Bridge”

Sport March 18, 2023 - 20:27
Lajmet e fundit nga Sporti

Chelsea dhe Evertoni kanë ndarë pikët në duelin e javës së 28-të kampionale në Premierligë.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 2:2 në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Joao Felix i dha epërsinë e parë ekipit të Potter në minutën e 52-të kur shënoi një gol të bukur.

Baraspeshën në Londër e solli Doucoure me një gol me kokë për mysafirët.

Festa e golit të Evertonit zgjati vetëm shtatë minuta. Kai Havertz shënoi golin e dytë për Chelsean nga pika e bardhë e penalltisë.

Evertoni e shmangu disfatën në minutën e 90-të me golin e Simms.

Deri te kjo ndeshje, londinezët kishin tri fitore rresht në të gjitha garat.

Me këtë barazim, Chelsea ngritet në pozitën e dhjetë me 38 pikë. Evertoni ka 26 pikë në vendin e 15-të.