
Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës
Sport
March 18, 2023 - 17:09
Lajmet e Fundit nga Sporti
Komisioni i Garave njofton se shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më 21 mars (e martë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së, përcjell Zeri.info.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria.
Në këtë fazë ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.
Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24. /Zeri.info