Devolli flet pas humbjes nga Prishtina: Drenicës i duhen përforcime

Devolli flet pas humbjes nga Prishtina: Drenicës i duhen përforcime

Sport March 18, 2023 - 16:23
Lajmet e Fundit nga Sporti

Prishtina ka shënuar fitore minimale 0:1 në udhëtim në stadiumin “Bajram Aliu” kundër Drenicës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, Bujar Pllana në minutën e 33-të.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli pas ndeshjes ndër tjerash tha se skuadra që ai drejton ka nevojë për “armë” shtesë.

“Megjithëse kemi shumë probleme me dëmtimet, besoj se kemi bërë ndeshje të mirë, më shumë me dëshirë sesa me logjikë. Kundërshtari erdhi dy herë te porta dhe bëri gol. Ne bëmë ndryshime. Shyqyr është pauza dhe shpresoj të na rikuperohen lojtarët. Mund të bëjmë ndonjë ndërhyrje me lojtarë që janë pa kontrata, në mënyrë që ta rrisim cilësinë. Të hënën fillojmë punën menjëherë. Shpresoj të na rikuperohen lojtarët me ndihmën e Zotit”, tha Devolli.

“Në këtë javë mund të bëjmë një ose dy lëvizje, për ta rritur cilësinë te sulmi. Kemi edhe 10 xhiro për të luftuar deri në fund. Shpresoj në punë të madhe dhe shpresoj të marrim sa më shumë pikë që ta shpëtojmë sezonin”, shtoi ai.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve, por mbetët në pozitën e pestë, kurse Drenica ‘fundoset’ edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm 23 pikë.