Zbulohet arsyeja e vërtetë pse u shkarkua Vieira

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse u shkarkua Vieira

Sport March 18, 2023 - 12:51
Lajmet e Fundit nga Sporti

Patrick Vieira u shkarkua dje në mëngjes nga pozita e trajnerit të ekipit të Premierligës, Crystal Palace.

Dhe, mediat angleze zbulojnë se arsyeja e vërtetë ishte se ai tregohej shumë i butë me lojtarët,transmeton Gazeta Express.

Crystal Palace ka një rekord negativ prej 12 ndeshjesh radhazi pa fitore këtë vit.

Pronarët dhe madje edhe lojtarët ishin të befasuar nga Vieira i cili nuk po zemërohej, teksa klubi po fundosej në fund të tabelës.

Francezi 46 vjeçar ka një filozofi menaxheriale më të qetë dhe preferon që me qetësi t’i inkurajojë futbollistët që të japin më të mirën nga vetja.