
Gjilani - Llapi, kryendeshja e xhiros së 26-të në Superligë
Dy ndeshje të shtunën dhe tri të dielën do të jenë përballjet që na presin në xhiron e 26-të të Superligës në futboll.
Kjo xhiro do të sjellë ndeshje interesante, me kryendeshjen Gjilani – Llapi.
Java hapet me sfidën mes Drenicës e Prishtinës.
Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Drenicasit janë të parafundit në tabelë me 23 pikë, kurse kryeqytetasit ndodhen në pozitën e katër me 32 sosh.
Sfida e fundit e së shtunës është mes Malishevës e Dritës.
Drita është lidere në tabelë me 51 pikë, ndërsa Malisheva është e shtata me 28 pikë.
Ndeshja kryesore luhet mes Gjilanit e Llapit në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Skuadra e Zekirija Ramadanit është e treta, teksa kanë shtatë pikë më shumë se llapjanët të gjashtit me 32 sosh.
Kampioni aktual, Ballkani është mysafir i Ferizajt.
Ballkani është i dyti me 50 pikë, një më pak se Drita lidere, kurse ferizajasit janë të tetit në tabelë më 27 pikë.
Ballafaqimi i fundit është mes Trepçës ’89 e Dukagjinit në sfidën që zhvillohet në “Riza Lushta”.
Mitrovicasit janë të parafundit në tabelë me 26, derisa Dukagjini i pesti me 32. /Zeri.info