
Giresse sot e publikon listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e marsit
Sport
March 17, 2023 - 09:14
Lajmet e fundit nga Sporti
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është vetëm disa ditë larg nisjes së ciklit kualifikues për kampionatin evropian “Euro2024”.
Përzgjedhësi i “Dardanëve”, Alain Giresse, sot (e premte) do ta publikojë edhe listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars.
Në listën e trajnerit francez pritet të ketë pak risi. Raportohet se sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, është në mesin e lojtarëve të ftuar.
“Dardanët” do ta nisin kampanjën kualifikuese me ndeshjen në udhëtim tek Izraeli më 25 mars, nga ora 18:00.
Tri ditë më vonë reprezentacioni i Kosovës luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Andorrës, me fillim nga ora 20:45.
Kosova ndodhet në Grupin I me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.