Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar

Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar

Sport February 07, 2023 - 11:37

Amir Rrahmani do ta vazhdojë karrierën në Napoli.

Futbollisti kosovar ka arritur marrëveshje me napolitanët për vazhdimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Il Mattino”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, për ta zyrtarizuar marrëveshjen duhet të pritet presidenti Aurelio De Laurentiis.

Ky i fundit nuk dëshiron ta shpërqendrojë momentin e shkëlqyeshëm të skuadrës dhe gjithçka do të zyrtarizohet kur të arrihet objektivi i ekipit.

Napoli po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali, të cilin po e pret qe më shumë se tri dekada.

E për këtë arritje eventuale, merita të mëdha ka edhe futbollisti kosovar.

“Il Mattino” ndërkohë zbulon se rroga vjetore e Rrahmanit me kontratën e re do të rritet dhe do të shkojë deri në 2.5 milionë euro, shkruan Express.

Në dy sezonet e fundit, 28-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm në Napoli dhe për këtë merita të mëdha ka trajneri Luciano Spalletti, i cili i ka dhënë besim dhe motiv maksimal.