Pas fitores ndaj Real Madridit, Muriqi: Kjo është shtëpia jonë, këtu zbatohen rregullat tona

Pas fitores ndaj Real Madridit, Muriqi: Kjo është shtëpia jonë, këtu zbatohen rregullat tona

Sport February 05, 2023 - 22:24

Mallorca bëri befasi sot në La Liga, pasi mposhti Real Madridin në kuadër të javës së 20-të.

Ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 1:0, teksa u vendos nga një autogol i Nachos, në minutën e 13-të.

Vedat Muriqi regjistroi një paraqitje të shkëlqyeshme, teksa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes. Ai ishte i përfshirë te goli i fitores.

Pas ndeshjes, reprezentuesi i Kosovës ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

“Kjo është shtëpia jonë! Këtu zbatohen rregullat tona”, shkroi 28-vjeçari.

Mallorca pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe renditet e dhjeta në tabelë.

Image