Vazhdojnë telashet në basketbollin kosovar, ndërpritet ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit

Vazhdojnë telashet në basketbollin kosovar, ndërpritet ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit

Sport February 05, 2023 - 19:09
Lajmet e fundit nga Sporti

Është ndërprerë ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, e vlefshme për javën e 21-të në Superligë.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i fyerjeve të tifozëve ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe hedhjes së një mjeti plasës.

Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur për të zbrazur palestrën “13 Qershori”.

Ndeshja pritet të rifillojë pasi të largohen të gjithë tifozët e pranishëm.

Vlen të theksohet se ndërprerjet e ndeshjeve janë bërë të zakonshme këtë sezon.

Ndryshe, ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit u ndërpre kur kishin mbetur edhe 1:47 sekonda deri në fundin e saj.

Ylli po udhëheq bindshëm me rezultatin 73:58. /Gazeta Express/