Zyrtare: FC Ferizaj nënshkruan me portierin, Blend Bajraktari

Zyrtare: FC Ferizaj nënshkruan me portierin, Blend Bajraktari

Sport February 04, 2023 - 13:51
Lajmet e fundit nga Sporti

Ferizaj ka konfirmuar transferimin e Blend Bajraktarit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Bajraktari ishte pjesë e Prishtinës në grupmoshat e reja, duke kaluar kështu te Ferizaj.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

FC Ferizaj nënshkruan me portierin Blend Bajraktari

Blendi së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës, ku kaloi gjitha grupmoshat, duke u shquar për talentin e madh.

Ne kemi nënshkruar kontratë profesionale me Blendin dhe njëherit i urojmë shumë suksese në fanelën tonë. /Zeri.info