Dështon transferimi i Araujos te Barcelona

Dështon transferimi i Araujos te Barcelona

Sport February 03, 2023 - 22:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

Lëvizja e madhe e Julian Araujos te Barcelona ka dështuar pasi FIFA vendosi se dokumentet për të finalizuar transferimin u dorëzuan shumë vonë.

FIFA konfirmoi lajmin sot (e premte), me drejtorin sportiv të Barcelonës, Mateu Alemany, që tha se një gabim sistemi bëri që klubi të humbiste afatin për 18 sekonda.

Klubi kishte apeluar në FIFA, duke përmendur probleme teknike, por apeli përfundimisht ishte i pasuksesshëm.

“FIFA mund të konfirmojë se transferimi i lojtarit Julian Araujo nga LA Galaxy në FC Barcelona nuk u krye në përputhje me rregulloret në fuqi”, tha FIFA në një deklaratë për “ESPN”.

Araujo ishte vendosur të bashkohej me ekipin rezervë të Barçës nën drejtimin e trajnerit, Rafael Marquez ndërsa shërbente si opsion me ekipin e parë pas lëvizjes së Hector Bellerit në Sporting CP. /Zeri.info