KOK-u reagon pas skandalit në Qipro ku s’u lejuan simbolet shtetërore të Kosovës

KOK-u reagon pas skandalit në Qipro ku s’u lejuan simbolet shtetërore të Kosovës

Sport February 03, 2023 - 22:14
Lajmet e fundit nga Sporti

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka reaguar pas skandalit të sotëm të qeverisë qipriote, ku ndaluan Kosovën të garojë me simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian U-21.

Postimi i plotë:

“Është për keqardhje gjesti i sotëm i qeverisë së Qipros, e cila nuk lejoi karateistët tanë të garojnë të barabartë në Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe U-21, që nisi sot në Larnaca.

Edhe më keq është kur ndaj këtij vendimi nuk mori masa Federata Evropiane e Karatesë (EKF), e cila u dorëzua përballë autoriteteve vendase.

Sidoqoftë, KOK përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojktojë kampionatin, duke mos lejuar të diskriminohen dhe të garojnë pa simbolet shtetërore, ashtu siç kërkuan qipriotët.

KOK do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj këtij vendimi diskriminues, i cili është kryekëput politikë dhe që nuk ka të bëjë me sportin”, ka shkruar KOK-u. /Zeri.info