Agjentja e Haalandit pretendon se lojtari ka “çelësin e derës” për t’u larguar nga Man City

Agjentja e Haalandit pretendon se lojtari ka “çelësin e derës” për t’u larguar nga Man City

Sport February 01, 2023 - 12:29
Lajmet e fundit nga Sporti

Agjentja e Erling Haalandit, Rafaela Pimenta, ka pohuar se sulmuesi ka “çelësin e derës” sa herë që vendos që koha e tij të mbarojë në Manchester City.

Avokatja braziliane trashëgoi perandorinë e Mino Raiolas pas vdekjes së tij të parakohshme në prill të vitit të kaluar, por tani ka shpjeguar se si ajo kishte qenë në krye të çdo kontrate në listën e klientëve të kompanisë gjatë 25 vjetëve të fundit.

Pimenta zbuloi gjithashtu se klientët e saj e kanë gjithmonë “çelësin e derës” jashtë klubit të tyre dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Haalandi nuk është ndryshe.

“Unë jam në favor të lirisë. Është beteja ime”, tha agjentja e Haalandit për gazetën spanjolle “AS”, përcjell Zeri.info.

“Unë gjithmonë them se një nga prioritetet e mia si agjente është t'i ofroj lojtarit atë që unë e quaj 'çelësi i derës'. Kur një lojtar shkon në një klub, unë bëj gjithçka që mundem për të krijuar kushtet për çelësin e derës, dera të jetë në dorën e tij. Dhe nëse nesër nuk duron dot me të qenit aty sepse nuk të pëlqen, ose nuk paguhesh mirë, ose sepse gruaja jote deshiron të jetojë në Paris?, atëherë largohesh, apo jo?. Nuk më pëlqen kur lojtari im nuk është i lirë të vendosë. Unë kam bërë çdo kontratë në këtë agjenci për 25 vitet e fundit. Nuk ka pasur asnjë herë që një lojtar të ketë thënë 'dua të largohem' dhe nuk mund të beje”.

Ndërsa nënvizonte lirinë e Haalandit për t’u larguar nga klubi i tij i ri, Pimenta refuzoi të tërhiqej nga ekzistenca e një klauzole lirimi prej 200 milion €, sipas “The Athletic”, hyn në fuqi nga vera e vitit 2024.

Klauzola thuhet se zbatohet vetëm për klubet jashtë Anglisë, duke bërë që shumë në Spanjë të besojnë se kjo mund të jetë pengesa e mundshme e largimit te Real Madridi, i cili fillimisht ishte i lidhur me lojtarin përpara se ai të bashkohej me skuadrën e Pep Guardiolës. /Zeri.info