Chelsea prezanton zyrtarisht Enzo Fernandezin

Chelsea prezanton zyrtarisht Enzo Fernandezin

Sport February 01, 2023 - 11:38
Lajmet e fundit nga Sporti

Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht se ka transferuar Enzo Fernandezin nga Benfica.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit, përmes një njoftimi në “Twitter”.

Klubi londinez e ka bërë mesfushorin argjentinas transferimin më të shtrenjtë në histori të Premierligës, rekord ky që mbahej nga Jack Grealishi i Manchester Cityt (nga Aston Villa për 117 milionë euro).

Lojtari do të jetë pjesë e “Bluve” deri më 2031, teksa klubi ka paguar 121 milionë euro për afrimin e fituesit të Kupës së Botës 2022 me Argjentinën. /Zeri.info