PSG-ja s’këndellet, barazon ndaj Reimsit

PSG-ja s’këndellet, barazon ndaj Reimsit

Sport January 29, 2023 - 22:58
Lajmet e fundit nga Sporti

Paris Saint-Germain nuk është këndellur as në javën e 20-të në Ligue 1, pasi barazoi 1-1 me Reimsin.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse të dyja rastet patën shanse për të zhbllokuar rezultatin.

Por, në 45 minutat e dytë ishte një ndeshje edhe më tensionuese, duke u shënuar dy gola dhe kishte edhe një karton të kuq.

Ishte minuta e 51-të e takimit, kur Juan Bernat asistoi te Neymar, që realizoi për 1-0.

Por, tetë minuta më vonë, Marco Verratti që hyri në pjesën e dytë – u ndëshkua me të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

PSG nuk u rikthye tek fitoret, pasi kishte humbur 1-0 ndaj Rennes, derisa sonte barazoi 1-1.

Pas javës së 20-të, PSG vazhdon të jetë lider me 48 pikë – gjersa në xhiron e 21-të do të përballen me Montpellier. /Telegraf