Kuka i lumtur me suksesin e xhudistëve në Grand Prixin e Portugalisë

Kuka i lumtur me suksesin e xhudistëve në Grand Prixin e Portugalisë

Sport January 29, 2023 - 20:17
Lajmet e fundit nga Sporti

Driton Kuka i është gëzuar suksesit të Lorianës në Grand Prixin e Portugalisë.

Xhudistja jonë ka fituar medaljen e bronztë, duke triumfuar ndaj koreanes, Jeongyun Lee.

Ai gjithashtu analizoi edhe paraqitjet e xhudistëve të tjerë që menaxhohen nga ai.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e tij në Facebook:

Grand Prix Portugali

Medalja e radhës e Lorianës!

Në një ditë me shumë luftëra të forta në fund mori medaljen e bronztë dhe pikë të reja Olimpike.

Gara e parë sivjet kualifikuese, shënoi edhe plasmanin e shkëlqyeshëm të Flakës në mesin e 8 të parave.

Laura favoritja për medalje kësaj radhe u befasua dhe humbi qysh në xhiron e parë!

Shpati luftoj mirë por mbeti pa plasman, ndërsa Dardan Cena u përball për herë të parë me gara të forta dhe ishte përvojë e mirë për të ardhmen e tij.

Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje … /Telegrafi/