Zyrtare: Florent Avdyli dhe Faruk Bhoraq përforcimet e reja të Malishevës

Zyrtare: Florent Avdyli dhe Faruk Bhoraq përforcimet e reja të Malishevës

Sport January 29, 2023 - 17:34
Lajmet e fundit nga Sporti

Malisheva ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli synon t’i shmanget rënies nga elita e futbollit kosovar dhe tanimë ka angazhuar edhe dy futbollist të rinj në radhët e veta.

Mesfushori i njohur kosovar, Florent Avdyli është transferimi i ri i bardhekaltërve.

Emri tjetër që është bashkuar me malishevasit është ai i Faruk Bihorac që vjen nga skuadra maqedonase Fc Sileks.

“Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Faruk Bihorac nga klubi Fc Sileks i Maqedonisë së Veriut dhe Florent Avdyli nga FC Drenica”, ka shkruar faqja zyrtare e Malishevës. /Telegrafi/