Loriana Kuka ndalet në çerekfinale, por lufton për medalje të bronztë

Loriana Kuka ndalet në çerekfinale, por lufton për medalje të bronztë

Sport January 29, 2023 - 17:05
Lajmet e fundit nga Sporti

Xhudistja jonë, Loriana Kuka është ndalur në çerekfinale të Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Portugali.

Pejania e ka nisur ditën mbarë duke shënuar fitore në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Almada të Portugalisë.

Në kategorinë deri 78 kilogramë, Kuka e nisi ditën duke fituar me “ippon” ndaj xhudistes nga Qipro, Zanet Michaelidou.

Në rrethin e dytë, xhudistja jonë u përball me ekuadorianen Vanessa Chala, të cilën e mposhti me shpejtësi.

Megjithatë, Loriana ishte e pafat në çerekfinale me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko, ku u mposht pas një lufte që zgjati 12 minuta.

Loriana do të luajë për medaljen e bronztë në repesazh me sllovenen Patricija Brolih. /Telegrafi/