Zyrtare: Llapi përforcohet me Gentrit Limanin

Zyrtare: Llapi përforcohet me Gentrit Limanin

Sport January 29, 2023 - 15:14
Lajmet e fundit nga Sporti

Llapi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të janari.

Skuadra llapjane ka angazhuar mesfushorin ofensivë, Gentrit Limani i cili vije nga futbolli gjerman.

Limani më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21, derisa ka bërë karrierë në futbollin gjerman te Hamburg II.

Njoftimi i plotë nga FC Llapi:

KF Llapi konfirmon marrëveshjen e arritur me mesfushorin ofensiv, Gentrit Limani.

22-vjeçari është bashkuar sot me ekipin në përgatitjet finale para ndeshjes së Kupës dhe edicionit pranveror të Superligës.

Limani është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës edhe për grupmoshën U-19.

Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja të Eintracht Frankfurt, kurse ka vijuar me paraqitje tek:
Kickers Offenbach U17 (26 ndeshje, 8 gola, 4 asistime)
VfL Bochum U19 (45 ndeshje, 9 gola, 11 asistime)
Hamburger SV II (52 ndeshje, 4 gola, 10 asistime) dhe së fundmi tek
FC Rot-Weiß Koblenz (23 ndeshje, 1 gol, 4 asistime).

Prezantimin e Limanit e ka bërë Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e KF Llapit. Llapit. /Telegrafi/