Futbollistit të Premierligës i arrestuar nën akuza për përdhunim, i vazhdohet lirimi me kusht

Futbollistit të Premierligës i arrestuar nën akuza për përdhunim, i vazhdohet lirimi me kusht

Sport January 28, 2023 - 12:19
Lajmet e fundit nga Sporti

Një futbollisti i Ligës Premier, i arrestuar me dyshimin për përdhunim verën e kaluar, i është zgjatur lirimi me kusht deri në fillim të korrikut.

Është hera e tretë që lirimi me kusht i lojtarit zgjatet nga policia, që kur ai u arrestua me dyshimin për dy sulme, një në qershor 2022 dhe një në prill 2021. Ai është ende duke luajtur për klubin e tij, të cilët kanë deklaruar më parë se do të ndërmarrë veprime vetëm nëse është e nevojshme pasi të kenë përfunduar hetimet, por që nuk dëshiron ta zbulojë identitetin.

Policia britanike ka konfirmuar se lojtarit, i cili mohon akuzat, i është vazhduar lirimi me kusht për të tretën herë.

“Më 4 korrik, një akuzë për përdhunim të një gruaje rreth të 20-tave u raportua në polici. Është raportuar se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor 2022”, thuhej në një deklaratë të mëparshme nga policia.

“Ndërsa ishte në paraburgim, ai u arrestua më tej me dyshimin për dy incidente të përdhunimit që pretendohej se ishin kryer në prill dhe qershor të 2021 kundër një gruaje tjetër rreth të 20-tave”.

“Asnjë veprim i mëtejshëm nuk do të ndërmerret në lidhje me veprën e supozuar në qershor 2021, sepse legjislacioni përkatës nuk kishte hyrë ende në fuqi në kohën kur thuhet se kishte ndodhur akti”, thuhet më tej në njoftim.

Menjëherë pas arrestimit, klubi i lojtarit deklaroi se ai nuk do të pezullohet, ndërkohë që hetimet e policisë janë në vijim, raporton Daily Star.

“Ne jemi të vetëdijshëm për akuzat të cilat aktualisht janë objekt i një hetimi policor”, ka lëshuar komunikatë klubi nga Liga Premier.

“Ne kemi konfirmuar se lojtari i mohon akuzat dhe është në kontakt me policinë dhe në pritje të rezultatit të hetimeve të tyre. Nuk ka pasur asnjë akuzë dhe lojtari mund të përmbushë angazhimet e tij profesionale duke përfshirë udhëtimin e lejuar”.

“Ne i marrim seriozisht angazhimet dhe përgjegjësitë tona dhe kemi ndjekur politikat dhe procedurat tona mbrojtëse. Ne do ta mbajmë këtë çështje nën shqyrtim dhe do ta shqyrtojmë më tej nëse rrethanat ndryshojnë”, ka potencuar më tej klubi.