Prishtina fiton derbin ndaj Penzës në konkurencën e femrave

Prishtina fiton derbin ndaj Penzës në konkurencën e femrave

Sport December 09, 2022 - 21:26
Lajmet e Fundit nga Sporti

Prishtina ka triumfuar në derbin e Superligës së Femrave, duke mundur në udhëtim Penzën me shifrat 61:75.

Pjesa e parë ishte mjaft interesante, duke përfunduar 37:41, kurse vashat prishtinase ishin më të mira edhe në periudhën e fundit, 12:21, duke fituar 61:75.

Te pejanet u dalluan Eriona Krasniqi me 18 pikë dhe Leila Omerbasiq me 21, kurse te kryeqytetaset më e dalluara ishte Sarah Mgbeike me 22 pikë e nëntë kërcime.

Vashat verdhezi kanë pesë fitore e katër humbje, kurse bardhekaltret shtatë fitore e dy humbje. /Zeri.info