Irma Konjusha, gjyqtarja e parë femër në Superkupë

Irma Konjusha, gjyqtarja e parë femër në Superkupë

Sport December 09, 2022 - 16:25
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit ishte e veçantë për Irma Konjushën. Kjo ishte hera e parë për të që gjykon në Superkupë të meshkujve, por është edhe hera e parë për një gjyqtare femër që gjykon në nivele të tilla të garave.

Performaca e saj ishte e mirë, duke marrë nota pozitive për gjykimin e ndeshjes.

Ajo gjithashtu është kandidate potenciale për licencë të FIBA-s si gjyqtare, ndërsa synimi i saj është të garojë në arenën ndërkombëtare.

Irma ka qenë basketbolliste e dalluar duke fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës të femrat, madje njëra nga lojtaret më të dalluara në garat vendore.

Konjusha gjithashtu ka qenë pjesë e Kosovës A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, si dhe ka përfaqësuar Kosovën në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3x3.

Gjithashtu me Prishtinën mori pjesë edhe në grupet e FIBA EuroCup Women. /Zeri.info