Në Gjakovë bëhet thirrje kundër dhunës ndaj gruas

Në Gjakovë bëhet thirrje kundër dhunës ndaj gruas

Sport December 03, 2022 - 19:57
Lajmet e fundit nga Sporti

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me UN Women Kosovo ka një aktivitet në kuadër të “16 ditë të aktivizmit” dhe ndalimit të dhunës ndaj gruas.

Image

Ky aktivitet është shënuar në Gjakovë në sfidën e Prince Caffe Superligës mes Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. 

Image

Përfaqësuesit e FBK-së (Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme, Linda Shala, nënkryetare e FBK-së dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3x3) dhe UN Women Kosovo së bashku me basketbollistët dhe stafin e të dy skuadrave kanë veshur bluza që të ndalet dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kosovë, ndërsa iniciativa është përkrahur edhe nga tifozët kuqezi, që me pankarta bënë thirrje që menjëherë të ndalet dhuna ndaj grave. /Zeri.info