Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, vendoset në kujdesin intensiv

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, vendoset në kujdesin intensiv

Sport December 03, 2022 - 19:38
Lajmet e fundit nga Sporti

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në kujdesin intensiv.

Kështu të paktën bën të ditur Bleacher Sport.

Ish-futbollisti, që po e lufton kancerin e zorrës së trashë, nuk i është përgjigjur kemioterapisë.

Ai është i shtruar në spitalin e Sao Paolos në Brazil dhe situata e tij aktualisht cilësohet si e rëndë.

Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin është në spital që prej ditës së martë.