![Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, vendoset në kujdesin intensiv](/uploads/zeri.info/images/2022/December/03/auto_BDF88FF2-5B61-4755-83F9-3C57A1B2D6701670092725.jpeg)
Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, vendoset në kujdesin intensiv
Sport
December 03, 2022 - 19:38
Lajmet e fundit nga Sporti
Legjenda e futbollit brazilian, Pele, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në kujdesin intensiv.
Kështu të paktën bën të ditur Bleacher Sport.
Ish-futbollisti, që po e lufton kancerin e zorrës së trashë, nuk i është përgjigjur kemioterapisë.
Ai është i shtruar në spitalin e Sao Paolos në Brazil dhe situata e tij aktualisht cilësohet si e rëndë.
Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin është në spital që prej ditës së martë.