Edhe ministri Çeku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të futbollistit të Trepçës ’89

Edhe ministri Çeku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të futbollistit të Trepçës ’89

Sport December 03, 2022 - 17:38
Lajmet e fundit nga Sporti

Edhe ministri Çeku reagon pas vdekjes tragjike të futbollistit të Trepça ‘89

Sot (e shtunë) gjatë ndeshjes Trepça’89 dhe A&N, ka vdekur futbollisti i klubit mitrovicas, Erion Kajtazi.

Kajtazi ndërroi jetë pas një arresti kardiak.

Pas vdekjes së tij tragjike, pati shumë reagime nga shumë ftyra të njohura nga sport e jo vetëm, ku shprehën ngushëllimet e tyre për 17-vjeçarin.

 

Tani, edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku, ka reaguar në faqen e tij zyrtare, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Kajtazi.

Postimi i plotë:

 

Telegram ngushëllimi

 

E nderuara familja Kajtazi,

 

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit tonë, Erion Kajtazi.

 

Në emrin tim dhe të Ministrisë së Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj. Bashkëndjejmë me ju në këto ditë tejet të vështira.

 

Vendi ynë ka humbur një sportist të denjë e të talentuar, një djal shembull për shoqërinë. 

 

Erioni ishte pjesë e klubit FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtar i ekipeve kombëtare të Kosovës. Ndarja e hershme e tij nga jeta është humbje e madhe për vendin dhe sportin e Kosovës, por kontributi i tij do të kujtohet përgjithmonë.

 

Ngushëllime familjes, miqve, klubit FC “Trepça’89” dhe gjithë komunitetit të futbollit.

Me nderime,

Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Republika e Kosovës. /Zeri.info