Prishtina aranzhon ndeshje miqësore me ekipin grek

Prishtina aranzhon ndeshje miqësore me ekipin grek

Sport November 30, 2022 - 16:09
Lajmet e Fundit nga Sporti

Prishtina e ka aranzhuar një ndeshje miqësore me ekipin nga Greqia, AEL Larissa, njofton faqja zyrtare e klubit.

Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 dhjetor me fillim nga ora 13:00.

Klubi kryeqytet gjithashtu ka njoftuar se hyrja për tifozë në këtë duel do të jetë pa pagesë.

“FC Prishtina të enjten më 1 dhjetor, do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj ekipit nga Greqia, AEL Larissa. Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 13:00. Hyrja për shikuesit do të jetë falas”, thuhet në njoftimin e plotë të FC Prishtinës. /Zeri.info