Trepça dënohet me tri ndeshje pa praninë e shikuesve

Trepça dënohet me tri ndeshje pa praninë e shikuesve

Sport November 29, 2022 - 20:24
Lajmet e Fundit nga Sporti

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) tashmë ka shpërndarë te klubet, informatorin për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës.

AsistiOnline.com ka siguruar një kopje të këtij informatori nga i cili FBK-ja, ka shqiptuar një “mal” me dënime për shumicën e klubeve.

KB Trepça është klubi ku më së shumti është dënuar, pas ndeshjes derbi me KB Pejën.

Ndeshja mes dy skuadrave rivale ishte ndërprerë, pasi tifozët vendas hedhnin gjësende drejtë basketbollistëve të Pejës.

Në anën tjetër, edhe disa basketbollist të skuadrës së Pejës kishin provokuar keq tifozët mitrovicas duke e ngritur gishtin e mesëm drejtë tyre, mirëpo përkundër kësaj klubi i Pejës nuk ka marrë as edhe një dënim të vetëm nga FBK-ja.

Skuadra mitrovicase do të zhvillojë tri ndeshje pa praninë e shikuesve konform nenit 49.18 të propozicioneve të garave.

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet:

Vendimet për skuadrën e Trepçës:

KB Trepca dënohet me 500 Euro, konform nenit 48.18 të PG

KB Trepca dënohet me 600 Euro, konform nenit 49.4 t PG

KB Trepca dënohet me 1000 Euro, konform nenit 49.15 të PG

KB Trepca dënohet me 3 ndeshje pa praninë e shikuesve, konform nenit 49.18 të PG

Inicohet procedurë disiplinore ndaj Lindrit Misini (KB Trepca) për realizim të sulmit fizik

Nga dueli mes Trepçës dhe Pejës, janë dënuar edhe treshja e gjyqtarëve dhe delegati të deleguar nga FBK që gjykuan atë ndeshje.

Gjyqtarët Xhelal Mumini, Atdhe Gocaj dhe Visar Bunjaku, dënohen me dy xhiro mos delegim në Superligë, konform nenit 54.2 të PG

Vëzhguesi Azem Hoxhaj dënohet me dy xhiro mos delegim në Superligë, konform nenit 54.2 të PG

E nga ekipet e tjera janë dënuar Vëllaznimi dhe Rahoveci:

KB Vëllazanimi dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.5 të PG

KB Rahoveci dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.5 të PG

KB Rahoveci dënohet me 300 Euro, konform nenit 50.6 të PG

Muhamed Thaci (KB Rahoveci) dënohet me 300 Euro, konform nenit 50.6 të PG

Blerim Delibeqa (KB Rahoveci) dënohet me 1 ndeshje mos–paraqitje, konform nenit 50.9 të PG

Adrian Sharku (KB Rahoveci) dënohet me 1 ndeshje mos–paraqitje, konform nenit 50.9 të PG. /Zeri.info