Gjilani dhe Ballkani takohen në derbin e javës, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Ballkani takohen në derbin e javës, formacionet zyrtare

Sport November 27, 2022 - 12:25
Lajmet e Fundit nga Sporti

Gjilani pret Ballkanin në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim që ky duel është derbi i kësaj jave pasi takohen vendi i tretë me të dytin në renditjen tabelare.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve dhe synimi është që ta mbyllin sezonin vjeshtor me rezultat pozitiv.

Gjilani synon tre pikët për tu barazuar me Ballkanin me pikë, derisa kampioni në fuqi që ka për momentin vetëm 14 ndeshje të zhvilluara kërkon pikët në mënyrë që mos të mbetet larg nga Drita lidere.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi; Krivanjeva, Prekazi, Halili; Islami, Dabiqaj, Ramadani, Hoxha; Zabërgja, Solomon, Zeka;

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Dellova, Jashanica, Potoku; Kuc, Emerllahu; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Rrahmani.