
Formacionet zyrtare: Malisheva - Llapi dhe Trepça '89 - Prishtina
Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malisheva dhe Llapi do të përballen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ me fillim nga ora 13:00.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët ndodhen në një moment të vështirë në pjesën e poshtme të tabelës dhe kërkojnë fitore në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor.
Të dyja ekipet u mposhtën xhiron e fundit dhe në këtë duel futen vetëm për tre pikët.
Tanimë dy trajnerët, Sami Sermaxhaj i vendasve dhe Tahir Batatina i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel shumë të rëndësishëm.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Pira, Veliu, Xhaka, Rapuca, Vitija, Mustafa, Tolaj, Hazrollaj, Sobowale.
Llapi: Avdyli, Neto, Emini, Fernandinho, Shabani, Rivera, Fazliu, Alidema, Progni, Kurtaj, Selimi.
Trepça ’89 do të pres Prishtinën në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
Dy rivalët e vjetër në këtë duel vijnë në një moment jo të mirë dhe kërkojnë këndelljen.
‘Minatorët’ ndodhen në vendin e parafundit në tabelë me 18 pikë, pesë më pak se Prishtina që zë vendin e katërt në tabelë.
Vendasit synojnë tre pikët për të dimëruar më të qetë, në anën tjetër Prishtina kërkon pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: pas pak…
Prishtina: Nika, Belica, Mici, Ramadani, Bytyqi, Useini, Gashi, Kryeziu, Krasniqi, Uka, Shefiti.