Shefiti pret që Prishtina të korrë fitore ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë

Shefiti pret që Prishtina të korrë fitore ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë

Sport November 26, 2022 - 19:35
Lajmet e Fundit nga Sporti

FC Prishtina takimin e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj Trepçës ’89 të dielën (27 nëntor) në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Kjo është ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të elitës së futbollit kosovar.

Prishtina pas këtij takimi do ta zhvillojë edhe ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të ndaj Ballkanit më 11 dhjetor në Suharekë.

Për ndeshjen ndaj Treçës’89 në Mitrovicë për faqen zyrtare të klubit tonë, ka folur mesfushori, Shefit Shefiti.

Vlerësimet për ndeshjen - Ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të jetë shumë e vështirë, por ekipi është i përgatitur maksimalisht që t’u rikthehet rezultateve pozitive. Ekipi synon pikë të plota pas një ecurie jo të mirë.

Gati për arritjen e objektivave- Te Prishtina po mbretëron një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gatshëm që të “luftojmë” për arritjen e objektivave. /Zeri.info