Bashkimi kërkon fitoren e shtatë, përballet me United Basketball

Bashkimi kërkon fitoren e shtatë, përballet me United Basketball

Sport November 25, 2022 - 14:23
Lajmet e fundit nga Sporti

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Superligën e Femrave.

Bashkimi kërkon fitoren e shtatë në këtë edicion, ku do të përballet me United Basketball, që ka tri fitore e tri humbje. Skuadra prizrenase ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave.

Prishtina shihet favorite ndaj Trepçës, ku do të sfidohen këtë xhiro. Prishtinaset kanë pesë fitore e një humbje, kurse mitrovicaset kanë një fitore e pesë humbje.

Kampionia Penza do të ndeshet me Vëllaznimin. Skuadra pejane ka tri fitore e tri humbje, ndërsa vashat kuqezi kanë gjashtë humbje në gjashtë, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.

Superliga e Femrave - Java 7

E premte

17:30, Bashkim - United Basketball

E shtunë

15:00, Penza - Vëllaznimi

E diel

11:30, Trepça - Prishtina. /Zeri.info

Image