Dani Alves godet Mbappen: Bashkëlojtarët e tij në sulm te PSG-ja janë më fenomenalë se ai

Dani Alves godet Mbappen: Bashkëlojtarët e tij në sulm te PSG-ja janë më fenomenalë se ai

Sport November 25, 2022 - 10:31
Lajmet e fundit nga Sporti

Dani Alves ka “goditur” drejt Kylian Mbappes, duke sugjeruar se ai nuk është aq i mirë sa bashkëlojtarët e Paris Saint-Germainit, Lionel Messi dhe Neymari.

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Alvesi dha një vlerësim të sinqertë: “Mbappe është një fenomen që ende nuk e ka kuptuar se ata që luajnë me të në sulm janë fenomen më të madh se ai. Një lojtar i madh duhet gjithmonë të dijë dhe të kuptojë se kush është ai, luan me shokët e skuadrës pasurojnë cilësitë e tua”.

Image

Ai vazhdoi, duke përshkruar Messin dhe Neymarin si “gjeni” përpara se të shtonte: “Nëse Mbappe do t’ia jepte topin Messit dhe Neymarit, ai do të shënonte 150 gola”.

Kujtojmë se Alvesi kaloi dy vjet në PSG, nga 2017-a deri në vitin 2019, por gjithashtu luajti me Neymarin dhe Messin te Barcelona.

Image

Adhurimi i tij për dyshen (Messi-Neymar) është i qartë për t’u parë, pasi të tre lojtarët fituan tri trofet më të çmuara së bashku në “Camp Nou” në 2014-15. /Zeri.info

Image