Volejboll: Federata e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizojnë Kupën e Pavarësisë në Tiranë
Sport
November 23, 2022 - 11:18
Lajmet e fundit nga Sporti
Federata shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me atë kosovare do të organizojnë më datat 25-27 nëntor Kupën e Pavarësisë, për meshkuj dhe femra.
Kjo ngjarje do të zhvillohet në Farkë.
Pjesëmarrëse janë dy skuadra nga Shqipëria e dy nga Kosova, për secilën kategori. Në gjysmëfinalet e femrave do të përballen Drita-Skënderbeu e Partizani-Fer Voley. Ndërsa dy gjysmëfinalet e meshkujve janë Tirana-Luboteni e Peja-Partizani.
Femrat do të luajnë të premten, meshkujt të shtunën, ndërsa të dielën luhen dy finalet. Ky është eventi i parë ndërkombëtar i këtij sezoni në volejboll, që pritet të pasohet nga Kupa Gjergj Kastrioti, Liga që bashkon dy shtetet.