Messi zbulon favoritët e tij për të fituar Kupën e Botës, pranon se Argjentina është “shumë e etur” për të vazhduar

Messi zbulon favoritët e tij për të fituar Kupën e Botës, pranon se Argjentina është “shumë e etur” për të vazhduar

Sport November 15, 2022 - 19:49
Lajmet e fundit nga Sporti

 

Lionel Messi e ka cilësuar Anglinë si një nga favoritët e tij për të fituar Kupën e Botës në Katar - por ai gjithashtu është i etur për të vazhduar me kombëtaren e vetë.

35-vjeçari përmendi tri skuadra që ai beson se janë në gjendje të fitojnë Kupën e Botës së ardhshme. 

Messi, i jep Anglisë, Brazilit dhe Francës një shans më të mirë se pjesa tjetër e ekipeve pjesëmarrëse. 

Ai komentoi gjithashtu gjendjen shpirtërore brenda kampit të Argjentinës teksa ata kërkojnë triumfin e tyre të parë në Kupën e Botës që nga viti 1986.

Duke folur për Federatën e Amerikës së Jugut CONMEBOL, ai tha: “Sa herë që flasim për kandidatët, ne gjithmonë flasim për të njëjtat ekipe. Nëse më duhet të vendos disa mbi të tjerët, mendoj se Brazili, Franca dhe Anglia janë pak më lart se pjesa tjetër. Por Kupa e Botës është aq e vështirë dhe aq e ndërlikuar sa çdo gjë mund të ndodhë”.

“Ne jemi shumë të emocionuar. Kemi një grup shumë të bukur që është shumë i etur, por ne mendojmë të shkojmë pak nga pak”. /Zeri.info