Giresse flet për listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore këtë muaj

Giresse flet për listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore këtë muaj

Sport November 15, 2022 - 16:18
Lajmet e fundit nga Sporti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe në Prishtinë.

Giresse në konferencë për media ka folur për listën e futbollistëve që ka ftuar për këto dy ndeshje e cila përbëhet kryesisht nga lojtarë të rinj.

“Përzgjedhja ishte që t’u jepet hapësirë lojtarëve të rinj siç e keni parë në listë. E kemi këtë listë me të cilat do të paraqitemi në këto dy lojë miqësore. Lojtarët në listë i njohim, i përcjellim por kjo do të jetë mundësi për ta t’i shohim se si do të paraqiten. Kjo është ajo që desha të prezantojë dhe kjo ishte strategjia për t’i thirrur këta lojtarë të rinj”, tha Giresse në konferencë për media.

Kosova përballet me Armeninë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” tri ditë më vonë ndeshen edhe me Ishujt Faroe në ndeshjen tjetër kontrolluese dhe të fundit për muajin nëntor.