Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – Bad News Eagles me renditje të re

Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – Bad News Eagles me renditje të re

Sport November 14, 2022 - 21:44

Pas përfundimit të turneut IEM Rio Major, faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka bërë përditësimin e ranglistës botërore të CS:GO.

Tani në vendin e parë pas triumfit në IEM Rio Major, gjendet ekipi Outsiders duke lënë pas në vendin e dytë finalistin tjetër, Heroic.

Ekipi Vitality të cilët gjendeshin në vendin e parë para këtij përditësimi tani renditen në vendin e shtatë, ekipi Liquid gjithashtu nga vendi i tretë ka kaluar në vendin e nëntë, ndërsa ekipi FaZe ka kaluar nga vendi i dytë në të tetin.

Gjithashtu ndryshime në renditje ka pasur edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, ku për herë të parë renditen në vendin e 16 –të, një vend më poshtë se herën e fundit, shkruan Telegrafi.

Bad News Eagles përfunduan garën në turneun IEM Rio Major në vendin e 12-14, dhe do të garojnë në turneun tjetër Elisa Masters Espoo së shpejti.

Më poshtë e gjeni renditjen e 20 ekipeve më të mira të botës në CS:GO për momentin:

1.Outsiders

2.Heroic

3.Cloud9

4.Na’Vi

5.FURIA

6.MOUZ

7.Vitality

8.FaZe

9.Liquid

10.Spirit

11.fnatic

12.G2

13.ENCE

14.BIG

15.NIP

16.Bad News Eagles

17.OG

18.Astralis

19.Imperial

20.Evil Geniuses