ZYRTARE: Dorëhiqet kryetari i Sigal Prishtinës, Burim Maraj

ZYRTARE: Dorëhiqet kryetari i Sigal Prishtinës, Burim Maraj

Sport November 14, 2022 - 16:52

Burim Maraj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

Lajmin e ka dhënë vetë Maraj përmes një postimit në profilin e tij në “Facebook” ku ka zbuluar se këtë po ë bënë për shkak të angazhimeve të reja personale.

Maraj ishte ne krye të Sigal Prishtinës për dy vite.

Ditë më parë edhe tifogrupi i Prishtinës “Plisat” kanë reaguar ashpër në lidhje me situatën te Sigal Prishtina. Ata kanë kërkuar që klubi të jetë në dorën e atyre që e janë “të etur për suksese sikurse para disa viteve”

“Pas pothuajse dy viteve në krye të klubit më të mirë në botë, e për afro 3 dekadave si lojtar dhe anëtar i tij, duke tejkaluar shumë sfida dhe përjetuar shumë kënaqësi, për arsye personale që lidhen me angazhimet e mia të reja, sot kërkova nga bordi i klubit të më liroj nga pozita e kryetarit.”, ka shkruar Maraj.

Ai ka falënderuar klubin për rrugëtimin e përbashkët, derisa ka thënë se ishte privilegj që e drejtoi një skuadër kaq të madhe në vend.

Image