Caktohen gjyqtarët për fundjavë, Llapi – Gjilani i besohet gjyqtarit Visar Kastrati

Caktohen gjyqtarët për fundjavë, Llapi – Gjilani i besohet gjyqtarit Visar Kastrati

Sport November 11, 2022 - 15:48
Lajmet e fundit nga Sporti

Kjo fundjavë sjell disa ndeshje jashtëzakonisht interesante në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja do të jetë në “Zahir Pajaziti”, aty ku ndeshën Llapi e Gjilani. “Bilbili” në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati.

Ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet Prishtina – Drenica, ku drejtësinë e ndan Dardan Çaka, derisa përballja Ballkani – Ferizaj i është besuar gjyqtarit Genc Nuza.

Më poshtë gjeni komplet delegimin e gjyqtarëve për këtë xhiro:

Image