Spanja publikon listën e futbollistëve të ftuar për kupën e botës “Katar 2022”, mungojnë tre yje

Spanja publikon listën e futbollistëve të ftuar për kupën e botës “Katar 2022”, mungojnë tre yje

Sport November 11, 2022 - 13:19
Lajmet e fundit nga Sporti

Spanja ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për kupën e botës “Katar 2022”.

Shihet mungesat e shumë yjeve si Sergio Ramos, David de Gea e Thiago Alcantara.

Gjithashtu bien në sy dhe emrat e rinj të kësaj skuadre, me Enrique që ka zgjedhur të përfshijë lojtarë dhe nga skuadra të tjera të La Ligës.

Spanja, e cila gjendet në grupin E, do të zhvillojë ndeshjen e pare ndaj Costa Rikës më 23 nëntor, me fillim në orën 17:00.

LISTA:

Portierë: Unai Simon, Robert Sançez, David Raja.

Mbrojtës: Dani Karvahal, Cezar Aspilikueta, Erik Garcia, Hugo Guijamon, Pau Torres, Amerik Laport, Hordi Alba, Hoze Gaja.

Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Gavi, Karlos Soler, Markos Jorente, Pedri, Koke.

Sulmues: Ferran Torres, Niko Uilliams, Jeremi Pinjo, Alvaro Morata, Marko Asensio, Pablo Sarabia, Dani Olmo, Ansu Fati. /Zeri.info

Image