Sot hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Sot hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Sport November 11, 2022 - 11:55
Lajmet e fundit nga Sporti

Sot (e [premte) me fillim nga ora 13:00 në objektet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) do të hidhet shorti për Kupën e Kosovës.

32 skuadra do të marrin pjesë. 10 nga Superliga, 20 nga Liga e Parë dhe 2 nga nivelet e ulëta.

Ky raund është me eliminim direkt, ndërsa në fazën tjetër do të jenë vetëm 16 skuadra.

Kujtojmë se, edicionin e kaluar ishte skuadra, Llapi që e kishte fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur Dritën në finale me rezultat 2-1. /Zeri.info