Ten Hag zbulon pse Ronaldo nuk luajti ndaj Aston Villas, thotë se është në dyshim edhe për të dielën

Ten Hag zbulon pse Ronaldo nuk luajti ndaj Aston Villas, thotë se është në dyshim edhe për të dielën

Sport November 11, 2022 - 11:43
Lajmet e fundit nga Sporti

Erik ten Hag nuk e di nëse Cristiano Ronaldo do të luajë të dielën, në ndeshjen kundër Fulhamit.

Sulmuesi portugez mungoi të enjten mbrëma, në ndeshjen që Manchester Unitedi e fitoi 4:2 kundër Aston Villas në Kupën Carabao.

“Cristiano Ronaldo është i sëmurë. Për shkak të kësaj, ai nuk u përfshi në skuadër. Nuk e di nëse do të jetë gati deri të dielën. Është e vështirë të parashikohet nëse ai do të shërohet deri në atë pikë, por për momentin nuk jam i shqetësuar për këtë”, tha trajneri holandez.

Më 13 nëntor, Manchester Unitedi do të luajë në udhëtim kundër Fulhamit në ndeshjen e xhiros së 16-të në Premierligë.