“Ata do të thonë ‘jo’, por ndoshta janë”, Haalandi zbulon nëse mbrojtësit e Premierligës mund të kenë frikë prej tij

“Ata do të thonë ‘jo’, por ndoshta janë”, Haalandi zbulon nëse mbrojtësit e Premierligës mund të kenë frikë prej tij

Sport November 11, 2022 - 09:51
Lajmet e fundit nga Sporti

Superylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, nuk është i sigurt nëse mbrojtësit e Premierligës janë të frikësuar prej tij, por ai nuk po e përjashton as këtë.

Haalandi ka shijuar një fillim rekord të jetës në ligën angleze pas transferimit të tij gjatë verës nga Borussia Dortmundi dhe tashmë është shumë përpara në garën për Këpucën e Artë 2022-2023.

Mbrojtësit e kampionatit anglez janë bërë të vuajnë nga norvegjezi, i cili është dukur pothuajse i pandalshëm ndonjëherë, duke çuar në pikëpyetje se kur, jo nëse do të thyejë rekordin e të gjitha kohërave të golave në Premier League.

Por a janë mbrojtësit tashmë të frikësuar nga Haalandi?

“Unë nuk e di. Ju duhet t'i pyesni ata”, tha Haalandi për “Goal”, kur pyetja iu drejtua atij gjatë paraqitjes së tij në Box to Box.

“Ata ndoshta do të thonë jo, por ndoshta janë”.

22-vjeçari në 12 ndeshje me “Citizens” ka arritur të shënojë 18 gola deri më tani, teksa ka dhuruar tri asistime. /Zeri.info