Mesfushori i Romës: Milani, favorit për Seria A

Mesfushori i Romës: Milani, favorit për Seria A

Sport October 05, 2022 - 17:49
Lajmet e fundit nga Sporti

Mesfushori i Roma, Bryan Cristante e sheh Milanin si skuadër favorite për titullin e kampionit në Serie A.

Lojtari i Romës ka folur së fundmi lidhur me situatën aktuale në Serie A, ku mes tjerash është pyetur edhe për skuadrën favorite për titull.

Cristante beson se Milan janë favoritët për të fituar titullin, pasi kanë treguar më shumë konsistencë.

“Unë mendoj se favoritët janë Milan”, ka thënë Cristante.

“Ata kanë treguar më shumë konsistencë. Mendoj se ata kanë shansin më të mirë”, shtoi tutje mesfushori i ‘Giallorossi’.

Milan janë me synimin për të ruajtur titullin e fituar sezonin e kaluar, por këtë edicion do të hasin në vështirësi, pasur parasysh formën e lartë të Napoli.