Messi apo Ronaldo, kështu përgjigjet ylli i Man Cityt, John Stones

Messi apo Ronaldo, kështu përgjigjet ylli i Man Cityt, John Stones

Sport October 04, 2022 - 19:20
Lajmet e Fundit nga Sporti

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, është debati i vjetër që nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi, edhe nëse dy futbollistët e shekullit të 21-të po shkojnë drejt muzgut të karrierës së tyre.

Të gjithë kanë një mendim se cili lojtar është më i miri, dhe ylli i Manchester Cityt, John Stones nuk është i ndryshëm.

“Është për Messin për mua”, tha ai për “Goal” gjatë paraqitjes së tij në Kit Collector.

“Nuk mendoj se ka një përgjigje të saktë apo të gabuar – është thjesht preferencë personale.

“Do të doja të isha si Messi me topin dhe të bëja atë që ai mund të bëjë dhe të shënoj gola.

Përballja me emrat më të mëdhenj të botës është shumë larg nga vendi ku Stones filloi karrierën e tij, pasi ai kaloi në radhët e Barnsleyt para se të bashkohej me Evertonin dhe përfundimisht me Cityn. /Zeri.info