Veronica Brunati: Më 1 korrik të vitit 2023, Messi do të jetë lojtari i Barçës

Veronica Brunati: Më 1 korrik të vitit 2023, Messi do të jetë lojtari i Barçës

Sport October 04, 2022 - 18:39
Lajmet e Fundit nga Sporti

Gazetarja sportive e “Telemundo Deportes”, Veronica Brunati ka nxitur shumë reagime, duke raportuar se Lionel Messi do të jetë lojtar i Barcelonës që nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, shkruan Zeri.info.

Gazetarja argjentinase këtë e ka bërë të ditur sot (e martë ) në rrjetin social të saj “Twitter”.

"1 korrik 2023, Lionel #Messi do të jetë lojtar i Barçës", ka shkruar Brunati në "Twitter", percjell Zeri.info

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka bërë të qartë në disa raste se ai do ta mirëpriste Lionel Messin në Barcelonë me krahë hapur nëse do t'i jepej mundësia.

E, sipas Brunatit, dy legjendat Blaugranas do të ribashkohen në “Spotify Camp Nou” verën e ardhshme.

Kontrata e 35-vjeçarit me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe përkundër faktit që klubi ka dëshirë për ta vazhduar rinovimin, lojtari nuk ka marrë ende një vendim. /Zero.info