Chelsea kryeson garën për Leaon e shumëkërkuar

Chelsea kryeson garën për Leaon e shumëkërkuar

Sport October 04, 2022 - 17:02
Lajmet e Fundit nga Sporti

Chelsea është duke e kryesuar garën për sulmuesin shumë të vlerësuar Milanit, Rafael Leaon, raporton “Corriere della Sera”, percjell Zeri.info.

Reprezentuesi portugez vazhdon të luajë në Itali për kampionët e Serisë A, duke zgjuar interes të lart në drejtim të tij nga e gjithë Evropa.

Lojtari e ka nisur mbarë sezonin e ri ku në shtatë ndeshje ka regjistruar katër gola e ka dhuruar katër asistime.

23-vjeçari ka kontratë të vlefshme me kampionët në fuqi deri më 30 qershor të vitit 2024. /Zeri.info