Caktohen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Sivasspor – Ballkani

Caktohen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Sivasspor – Ballkani

Sport October 04, 2022 - 16:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve të ndeshjes së radhës të Ballkanit në Ligën e Konferencës kundër Sivassporit.

Takimin që do të zhvillohet në Turqi do ta drejtojnë treshja e gjyqtarëve spanjollë

Jose Luis Munuera është gjyqtar kryesor i takimit, me Inigo Prieton dhe Antonio Ramon Martinez Morenon që do të jenë dy ndihmësit e tij. Gjyqtar i katër do të jetë spanjolli tjetër Jorge Figueroa Vazquez.

Image

Sivasspori dhe Ballkani takohen të enjten mbrëma me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Yeni 4 Eylul”.

Ndeshja mes Sivassporit dhe Ballkanit i takon Grupit G në Ligën e Konferencës.

Ballkani pas dy takimeve të zhvilluara në këtë grup ka tubuar vetëm një pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Sivasspori është në të dytin me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia Praha që është lider. Cluji përmbyll grupin me një pikë.