Ejupi: Stadiumi i Prishtinës mund t’i kishte 22 mijë ulëse

Ejupi: Stadiumi i Prishtinës mund t’i kishte 22 mijë ulëse

Sport October 02, 2022 - 23:59
Lajmet e Fundit nga Sporti

Anëtari i Bordit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka folur për rolin e Shtetit në Infrastrukturë, në kohën kur ai kishte qenë ne grupin përzgjedhës së kompanisë së rinovimit te stadiumit te Prishtinës, ku është shprehur i habitur në këtë aspekt.

Duke folur sonte në emisionin sportiv “Sporti Total”  në KTV, Ejupi tha se stadiumi i Prishtinës tani mund t’i kishte 22 mijë ulëse tani, por kjo nuk u realizua ani pse edhe UEFA e FIFA u pajtuan me projektin e tyre, ai theksoi se Qeveria u ngut për t’i zhvilluar ndeshjet më shpejtë.

“Roli i Shtetit në Intrastrukurë është për tu habitur në atë kohë kur kanë qenë Ministrat, se sa buja është bërë për Trepçën e Adem Jashar, jo do të investojmë, jo kanë investuar gjithë ato mjete dhe sot në qfarë gjendje është ajo fusha. Më kujtohet kam qenë në grupin përzgjedhës së kompanisë së rinovimit të stadiumit të Prishtinës atëherë ka fitu një kompani tjetër pë arsye se si rregull në Kosovë është të fitojë kompania që ofron oferta më të ulëta, këta shkuan i dhanë një kompanisë tjetër prej katër million arriti investimi në 11 milion. Pengesa kryesore atëherë ka qenë Komuna, ku vazhdimisht dërgonte shkresa e dërgonte inspektoriatin që mos të punohet, por është për t’u habitur se akoma sot e asaj dite stadiumin I Prishtinës nuk është dorëzuar nga kompania, s’kanë qenë të gatshëm as Ministria e as Komuna ta bëjmë dorezimin teknik që është përfundu puna, kështu që i ka ardhur koha të bëhej rinovimi, ka kushtuar 11 milion, ne kemi qenë atëherë me një propozim me pesë million për t’u rrëzuar lindja, jugu dhe veriu per kushtuar shume me lirë”, tha Ejupi për “Sporti Total”, percjell Zeri.info.

I pyetur se a do të ishte më i shtrytezueshëm projekti i tyre, Ejupi tha: “Projekti jonë do të ishte më i shfrytëzueshëm për arsye se erdhën ekspert gjerman dhe thanë se këtë pjesë ta largoni se është pjesë shumë e vjetër dhe është rrezik se mund të rrëzohet ta bëni një impovizim, dhe gjithë lindja dhe jugu dhe veriu është me konstrukt metalik”. /Zeri.info

Image

 

Image
Image
Image