Punëtori i Bankës TEB, Driton Latifi, vazhdon me shpifje ndaj FC Prishtinës, për të gjitha gënjeshtrat do të paditet nga klubi

Punëtori i Bankës TEB, Driton Latifi, vazhdon me shpifje ndaj FC Prishtinës, për të gjitha gënjeshtrat do të paditet nga klubi

Sport October 01, 2022 - 15:17
Lajmet e Fundit nga Sporti

Punëtori i Bankës TEB, Driton Latifi, vazhdon me shpifje ndaj klubit më të madh në Kosovë, FC Prishtina.

Së fundmi në faqen e tij në rrjetin social "Facebook" ka shkruar se Prishtina është shmangur nga tatimi ndaj shtetit duke shpifur të pavërteta .

"Vizita e lartë e futbollit dhe reagimi koti…

Për herë të parë një president i FIFA-së, në këtë rast Gianni Infantino vizitoi Kosovën, duke shprehur përkrahje e simpati për sakrificën tonë, shtetin, Federatën dhe rikonfirmuar marrëdhëniet me presidentin Ademi. Si do të shkojnë gjërat në të ardhmen nuk e dijmë, por me presidentin aktual punët i kemi ashtu që as vet nuk do të dinim si të jenë më mirë, madje edhe shtete te rajonit përfituan nga kjo vizitë që e bën Kosovën në një formë liderr të rajonit anipse është anëtarja më e re e FIFA-së. Dhe, kjo nuk duhet nënçmuar, pasi që nga koha e presidentit Vokrri e deri te Ademi ndonëse është kohë e shkurtër, rruga është e drejtë.

Përkrahja që mori presidenti Ademi, Federata e Kosova janë sinjale se Kosova do të futet edhe më shpejt në hartat e organizimeve të mëdha, ndoshta jo një finale si në Tiranë për shkak të kushteve, por një Asamble vjetore është lehtësisht e mundshme, sidomos duke pa kapacitetin infrastrukturor të përgjithshëm së ofron Kosova.

Lajmi i dyti ishte një reagim koti nga klubi që synon të të transformohet, por zanatin e ka vështirë ta ndërrojë. Ai stadium ska qenë kurrë, as tash nuk është i klubit, dmth ka kaluar koha kur keni manipuluar me te si entitet juridik ”privat” duke uzurpuar me qindra metra lokale e paguar as me dhjetëra, kur keni mashtruar kryeministra me përkrahje fushate për të marr toka, ani pse e keni mashtruar këtë shtet dhe nuk e keni paguar as tatimin e lojtarëve që ju keni ndalë nga paga edhe ashtu modeste… ju jeni klubi i vetëm në botë që keni mashtruar shtetin me shmangie të tatimit dhe keni përfituar nga ai tokë!

Kur është shteti në pyetje, sidomos investimi tij, ska kohë për hajgare, kështu është dashur të jetë gjithmonë, por nuk ishte…", shkruan Driton Latifi, përcjell Zeri.info.

Image

Klubi FC Prishtina është tatimpaguesi më i madh në Kosovë nga të gjitha klubet në Kosovë dhe një gjë e tillë është lehtë e vërtetueshme.

Latifi gjithashtu ka shkruar se klubit tonë nuk i takon stadiumi "Fadil Vokrri".

Edhe në këtë rast ka shpifur pasi që FC Prishtina edhe zyrtarisht e ka stadiumin nën menaxhim deri në vitin 2024 ku leja i është dhënë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës që e ka stadiumin nën pronësi.

"Gjithashtu aludimet se FC Prishtina ka mashtruar kryeministra për të uzurupuar toka janë të pavërteta. Ato toka (kompleksi në Bërnicë) i është dhënë klubit për shfrytëzim, por një pjesë e kompleksit më pas është uzurpuar edhe nga kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi. Edhe për këtë çështje jemi duke i ndjekur hapat ligjor", shkruan FC Prishtina.

Klubi pret edhe nga Banka serioze TEB që të marrë masa ndaj Latifit, i cili nuk po ndalet së manipuluari ndaj FC Prishtinës.

Për gjitha këto shpifje, klubi në ditët në vijim do ta padis në Gjykatë personin në fjalë, njofton FC Prishtina.

Latifi më parë ka qenë redaktor i sportit në gazetën Zëri.

Ai më parë është nderuar edhe me mirënjohje nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, politikat e të cilit po i përkrah. /Zeri.info

Image